Llapi e ka shënuar fitoren e parë pas tri disfatave rresht dhe e ka bërë një hap të madh drejt mbijetesës në Superligë.
Llapjanët mezi e kanë mposhtur Besën me rezultat 1:0.
Golin e vetëm në ndeshje dhe të fitues për Llapin e shënoi qendërmbrojtësi, Elvis Prençi. Ai realizoi në minutën e 57-të.
Me këtë fitore, Llapi tani ka kaluar në pozitën e pestë me 42 pikë. Derisa Besa është e fundit me 12 sosh.
Artikuj të ngjashëm