Sport

Elshani: Përvoja e luan rolin e vet

Përvoja e luan rolin e vet te një skuadër, dhe këtë nuk e ka aktualisht Feronikeli, ka thënë trajneri i skuadrës nga Drenasi, Faruk Elshani.

Njomakët që Elshani i drejton, të shtunën u mposhtën në udhëtim te Malisheva me rezultatin, 6:1.

“Ishte ndeshje e njëjtë si me Dukagjinin në xhiron e kaluar. Edhe në atë lojë, edhe sot luajtëm mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë lojtarët hynë me emocione. Kur po e pranojmë golin e dytë, po dorëzohemi. Duhet të përmirësohemi dhe të luajmë njësoj si në pjesët e para. Përvoja e luan rolin e vet. E kam thënë edhe më herët. Skuadra e Malishevës ka përvojë të madhe. Ne gjithmonë në pjesën e parë po luajmë më qetë, por jo edhe në pjesën e dytë”, theksoi Elshani pas ndeshjes.

Feronikeli e pësoi disfatën e gjashtë të njëpasnjëshme në Superligë. Nuk di për fitore në 15-të ndeshjet e fundit, ku e ka vetëm një barazim.

Në xhiron e radhës që luhet në mesjavë, Feronikeli e pret Prishtinën.