Trajneri Faruk Elshani me Feronikelin ka marrë një pikë në ndeshjen që skuadra nga Drenasi e barazoi me Ulpianën.
Ishte pika e parë e fituar pas tetë disfatave rresht. Në fakt, më 5 dhjetor të vitit të kaluar, ishte edhe pika e fundit e fituar nga Feronikeli para duelit të së shtunës që përfundoi 2:2. Në atë ndeshje, Ulpiana dhe Feronikeli barazuan 0:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Çfarë të them. Ishte një ndeshje ku Ulpiana pati më shumë raste, por djemtë luftuan shumë dhe morën një pikë. Edhe pika e fundit e fituar ishte ndaj Ulpianës. Ulpianës i dëshiroj sukses në të ardhmen, ndërsa neve na mbetet të punojmë”, tha pas ndeshjes trajneri i Niklit, Faruk Elshani.