Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Elbasani tërheq fanellën me numrin 27 në nderim të Bunjakut

Faton Bunjaku

Klubi i futbollit Elbasani e ka tërhequr fanellën me numrin 27 nga përdorimi, numër të cilin e mbante Fatjon Bunjaku.

Fatjon Bunjaku vdiq në një aksident në moshën 22-vjeçare, të dielën.

“Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub”, shkruan në njoftimin e Elbasanit.

Fatjon Bunjaku në nivel klubesh u zhvillua te Trepça, kurse ishte edhe te Liria, Gjilani, Malisheva e Phoenixi. Ka luajtur një periudhë edhe në Kroaci. Së fundi ishte tek Elbasani.

Ka luajtur po ashtu për U19 e U21 të Kosovës.