Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Elaine Thompson regjistron kohën e dytë më të shpejtë në histori të 100-metërshit

Kampionia olimpike Elaine Thompson-Herah ka vrapuar kohën e dytë më të shpejtë në histori të 100 metërshit.

Xhamajkanja, që në “Tokyo 2020” fitoi të artën në 100 dhe 200 metra sprint, siç e kishte fituar edhe në “Rio 2016”, vrapoi të shtunën mbrëma në mitingun e Diamond Leagues në Eugene kohën më të shpejtë të vitit, 10.54 sekonda.

Vetëm amerikanja Florence Griffith-Joyner ka vrapuar më shpejtë 100 metërshin, kur vendosi rekordin e botës prej 10.49 sekonda në vitin 1988.

Në mitingun në Eugene të SHBA-së garën në 100 metra në konkurrencë të meshkujve e fitoi kanadezi Andre de Grasse duke vrapuar 9.74 sekonda.