Elaine Thompson-Herah nga Xhamajka e ka thyer rekordin e Florence Griffith Joyner pas 33-vjetësh në Olimpiadë në 100 metra vrapim në konkurrencën e femrave. Ajo arriti në cak për 10.61 sekonda dhe e mbrojti titullin.
Ajo e theu rekordin e Joynerit të vendosur në Lojërat Olimpike të Seulit në vitin 1988. Joyner kishte vrapuar 10.62 sekonda. Thompson-Herah mposhti rivalen e saj Shelly-Ann Fraser-Pryce për 0.13 sekonda. Shericka Jackson e fitoi të bronztën.
Fraser-Pryce renditet në vendin e katërt me vrapimin më të shpejtë në histori me 10.63 sekonda. Këtë sukses e kishte arritur në muajin qershor.