Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thompson-Herah regjistron kohën më të mirë të vitit në 100 metra vrapim

Elaine Thompson-Herah regjistron kohën më të mirë të vitit në 100 metërsh

Kampionia e pesëfishtë olimpile Elaine Thompson-Herah, ka regjistruar kohën më të shpejtë të vitit në 100 metra sprint.

Xhamajkania fitoi gjysmëfinalen në Golden Games në Kalifornia të shtunën duke vrapuar për 10.89 sekonda, raporton BBC.

Ishte koha më e mirë e vitit.

Në finale ajo nuk mori pjesë. Finalja u fitua nga amerikanja Twanisha Terry me kohë 10.77 sekonda, por kjo kohë nuk u regjistrua pasi kishte ndihmë nga era e fortë.

Gabby Thomas ndërkohë ka regjistruar kohën më të shpejt të vitit në 200 metra.

Edhe Elaine Thompson regjistron kohën e dytë më të shpejtë në histori të 100-metërshit Sport Elaine Thompson regjistron kohën e dytë më të shpejtë në histori të 100-metërshit

Thomas, vrapoi 22.02 sekonda.

Në konkurrencë të meshkujve në 200 metra në Kaliforni fitoi amerikani Fred Kerley me kohë prej 19.80 sekondave.