Tokio 2020

Thompson-Herah mbretëreshë e sprintit, fiton të artën edhe në 200 metra

Sencacioni i vrapimit nga Xhamajka, Elaine Thompson-Herah është konfirmuar si mbretëreshë e sprintit. Ajo është bërë atletja e parë që ka fituar dy garat kryesore të shpejtësisë në 100 e 200 metra, në dy edicione rresht të Lojërave Olimpike.

Të martën në Stadiumin Olimpik në Tokio, Thompson-Herah fitoi të artën në 200 metra vrapim. Koha e saj ishte 21:53 sekonda, ndërkohë që medaljen e argjendtë e fitoi Christine Mboma e Namibisë. Gabby Thomas e SHBA-së zuri vendin tjetër në podium, duke fituar të bronztën.

Mboma është bërë vetën sportistja e dytë nga Namibia që ka fituar medalje në Lojërat Olimpike. Ajo ka vendosur rekord të botës për grupmoshën U20, duke vrapuar distancën prej 200 metra për 21:81 sekonda. Fare pranë saj ishte Thomas, që vendin e tretë e zuri me kohë prej 21:87 sekonda. Por është atletja nga Xhamajka që mori shkëlqimin sërish.

Vetëm dy net më parë Thompson-Herah vendosi rekord olimpik në 100 metra vrapim, për të mbajtur gjallë shpresat për sukses të dyfishtë për herë të dytë rresht. 29-vjeçarja edhe në Rio 2016 kishte fituar të artën në 100 e 200 metra vrapim. Kishte një të argjendtë në stafetën 4x100 metra. Të artën në 200 metra e siguroi me një vrapim që i ka hije mbretëreshës aktuale të sprintit.

Ajo ka arritur kohën e dytë më të shpejtë në histori. Ishte vetëm 0.19 sekonda më e ngadaltë se rekordi ikonik i Florence Griffith-Jouner i vendosur në Seul në vitin 1988, në Lojëra Olimpike. Xhamajkasja fillimisht e kishte pranë bashkëvendasen, Shelly-Ann Fraser-Pryce. Por shpejt rriti tempon për të hequr dilemat se kush do të jetë kryesorja e sprintit në këto Lojëra. Thomas, që udhëtoi për në Tokio si femra e dytë më e shpejtë në histori, e kaloi Fraser-Prycen për të dalë e dytë, para se Mboma të siguronte medaljen e bronztë.

“Është e mahnitshme të fitoj sërish dy të arta. Kam pasur një javë të vështirë. Nuk kam fjetur pas finales në 100 metra”, ka thënë Thompson-Herah pasi ka kompletuar gjashtë raunde të vrapimit për të fituar dy të artat në sprint. “Vërtetë është dashur të jap më të mirën për të artën në 200 metra. Është rezultati personal më i mirë, rekord nacional. Jam shumë, shumë e lumtur. O Zot, është e mahnitshme kjo që kam bërë sot. Që kam arritur të kompletoj një sukses tjetër të dyfishtë. Nuk mund të besoj”, ka shtuar atletja nga Xhamajka.

Fraser-Pryce mbeti pa medalje duke u renditur e katërta me kohë prej 21.94 sekonda.