Atletja xhamajkane Shelly-Ann Fraser-Pryce është bërë gruaja e dytë më e shpejt në histori, duke vrapuar të shtunën 100-metërshin për 10.63 sekonda në garën në Kingston, raporton BBC.
Kampionia e dyfishtë olimpike, vlerësohet favorite për të fituar edhe të artën në “Tokio 2020”.
Kohë më të shpejtë se Fraser-Pryce ka regjistruar vetëm amerikanja Florence Griffith-Joyner. Ajo mban rekordin e botës në 100 metra. Kishte vrapuar 10.49 sekonda në vitin 1988.
Koha e Fraser-Prycet është më e shpejta këtë vit dhe ka përmirësuar rekordin e saj personal për 0.07 sekonda.

Artikuj të ngjashëm
-
Atletikë, Richardson fiton titullin e botës në 100-metërsh
-
Jackson bëhet atletja e pestë më e shpejtë në histori
-
Medalje e artë me rekord, Fraser-Pryce konfirmohet si atletja më e shpejtë në botë
-
Elaine Thompson regjistron kohën e dytë më të shpejtë në histori të 100-metërshit
-
Amerikanet shkëlqejnë edhe në stafetën 4x100 metra