Shericka Jakcson është bërë të shtunën atletja e pestë më e shpejtë në histori, pasi me kohën 10.65 sekonda në 100 metra vrapim, e fitoi kampionatin nacional të Xhamajkës.
Ishte koha më e shpejtë e vendosur në këtë vit, pasi e mposhti Sha’Carri Richardsonin, që në finish kishte hyrë me kohën 10.71 sekonda në kampionatin e SHBA-së një ditë më herët.
Jackson e ka barazuar rekordin me amerikanen Marion Jones, dhe që të dyja janë në vendin e pestë sa i përket kohës më të shpejtë në histori.
Rekordi botëror në konkurrencën e femrave mbahet nga Florence Griffith-Joyner.
Ajo e kishte vendosur kohën prej 10.49 sekondave në vitin 1988.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas titullit të botës, Jefferson-Wooden synon rekordin legjendar
-
Tërhiqet nga gara e 100 metrave, për t’u fokusuar në disiplinën tjetër
-
Medalje e artë me rekord, Fraser-Pryce konfirmohet si atletja më e shpejtë në botë
-
Amerikanet shkëlqejnë edhe në stafetën 4x100 metra
-
Pas vrapimit në 100 metra, Jefferson fiton edhe në 200 metra