Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletikë, Richardson fiton titullin e botës në 100-metërsh

Sprinterja amerikane Sha’Carri Richardson ka fituar medaljen e artë në 100-metërsh në Botërorin e atletikës që po mbahet në Budapest.

23-vjeçarja të hënën mbrëma në finale të 100-metërshit vrapoi 10.65 sekonda, duke vendosur rekord personal. Kjo ishte edhe koha më e mirë e regjistruar ndonjëherë në kampionate botërore në 100 metra.

Richardson la prapa vetes xhamajkanet Shericka Jackson (10.72 sekonda) e Shelly-Ann Fraser-Pryce (10.77 sekonda).