Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipet angleze pas Morenos

Skuadrat nga Premier League, Newcastle dhe West Ham Unitedi po synojnë transferimin e sulmuesit të Villarrealit, Gerard Moreno kanë njoftuar mediumet angleze të hënën.

Të dy ekipet, janë të gatshme të paguajnë dëmshpërblim deri në 35 milionë euro për kartonin e Morenos, i cili ka shkëlqyer te Villarreali, ekip që sezonin e fundit triumfoi në Ligën e Evropës.

Moreno po shihet si përforcim i madh për repartin e sulmit dhe ka gjasa të largohet nga ekipi spanjoll këtë verë për ofertën e duhur.

Moreno ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2023 kurse sezonin 2020/21 ka realizuar 30 gola karshi 11 asistimeve në 46 ndeshje në të gjitha garat.

29-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Espanyoli e Mallorca derisa ka edhe dhjetë paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës, ku ka shënuar pesë gola.