Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona në garë për Morenon

Skuadra e Barcelonës është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Gerard Moreno, i cili pritet të largohet këtë verë nga Villarreali. Mediumet spanjolle kanë njoftuar të premten se Barcelona tashmë ka nisur negociatat për Morenon pas paraqitjeve të mira që i pati te Villarreali sezonin e fundit, ku edhe e fitoi trofeun e Ligës së Evropës.

Sulmuesi shënoi 30 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat në edicionin 2020/21. Moreno ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 40 milionë eurosh, pasi ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2023. Krahas Barcelonës, interesim për 29-vjeçarin ka kohë që ka shfaqur edhe Manchester Unitedi.

Artikuj të ngjashëm