Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për sulmuesin e Villarrealit, Gerard Moreno, raporton “Diario Sport” të mërkurën. Moreno po shihet te Barça si alternativë e mirë në rast të dështimit të transferimit të Robert Lewandowskit dhe pëlqehet nga trajneri Xavi Hernandez.
Edhe pse ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, te Villarreali mund ta lirojnë Morenon për 40 milionë euro këtë verë. Sulmuesi 30-vjeçar ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2027 dhe është njëri prej lojtarëve kryesorë në ekip.
Sezonin e fundit, Moreno ka realizuar 13 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në të gjitha garat. Në Spanjë, Moreno ka bërë karrierë edhe te Espanyoli e Mallorca.