Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eintrachti siguron Aouarin

Mesfushori Houssem Aouar prej sezonit të ardhshëm do të luajë në Bundesligë. Ai do të jetë përforcimi i parë i Eintracht Frankfurtit për sezonin e ri, ka njoftuar “FootMercato” të enjten. Bëhet e ditur se Aouar tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin gjerman, e cila do të bëhet zyrtare javëve në vazhdim.

24-vjeçari tek Eintrachti do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me skuadrën e Lyonit. Ai me ekipin gjerman do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe po vlerësohet si përforcim i madh për mesfushën.

Aouar është produkt i akademisë së Lyonit, ndërsa prej vitit 2017 është pjesë e ekipit të parë. Këtë sezon, ai ka 1 gol e 1 asistim në 10 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm