Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Egbo: Kënaqësi ta shohësh këtë ekip

Emmanuel Egbo

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo e ka vlerësuar lart fitoren e shënuar ndaj Dukagjinit.

Prishtina e ka mposhtur thellë Dukagjinin 5:0.

“Kënaqësi të shohësh këtë ekip, jo vetëm për shkak të golave, por për shkak të lojës në përgjithësi që e zhvilluan lojtarët. Kënaqësi që fituam me pesë gola dhe nuk pësuam asnjë”, ka thënë Egbo.