Trajneri Emmanuel Egbo ka thënë se lojtarët e Prishtinës kanë qenë në presion të rezultateve pozitive, përkatësisht fitoreve.
Ai ka thënë se është i lumtur për pikët e plota të fituara të shtunën në mbrëmje në “Fadil Vokrri” kundër Gjilanit, 2:1.
“Mendoj që është një fitore jo vetëm për mua, por për të gjithë skuadrën. Ka kohë që nuk është shënuar fitore dhe ishim në presion. Kjo fitore na kryen punë në anën psikologjike, besimit dhe në shumë gjëra tjera. Ngadalë do të vijnë edhe ndryshimet. Kemi një ditë stërvitje së bashku dhe nuk kishim mundësi të ndryshonim shumë. Me stërvitje do të ndryshojmë diçka dalëngadalë sepse ndryshimet nuk bëhen shpejtë. Çdo trajner ka filozofinë e vetë. Prishtina është skuadër e madhe”, ka thënë për “ArtMotion” pas ndeshjes, trajneri i ri i Prishtinës, Egbo.