Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, është i kënaqur me ecurinë pozitive të rezultateve.
Prishtina nuk ka humbur nga nëntori i vitit të kaluar, në kampionat dhe Kupë.
“Jam i kënaqur me pikët e fituara. Sa më shumë ndeshje që nuk pëson gol është pozitive dhe luan rol në anën psikologjike te lojtarët. Duhet të përmirësohemi në rastet para portës kundërshtare. Pra duhet t’i realizojmë sa më shumë rastet. Ekipi po ndjek filozofinë e lojës që ua tregojmë me stafin teknik. Ne duhet të krijojmë identitetin tonë dhe të paraqitemi ndryshe në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Egbo.
Artikuj të ngjashëm