Bashkimi ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma në Suharekë, Bashkimi e mposhti Rahovecin me rezultat 78:68. Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së 18-të të kampionatit të Kosovës.
Bashkimi ka tani tetë fitore dhe dhjetë humbje. Me 26 pikë renditet i pesti. Rahoveci mbetet i fundit me dy fitore e 15 humbje. Curtis Jones udhëhoqi skuadrën prizrenase me 21 pikë e pesë kërcime. Prentiss Nixon i kishte 12 pikë e pesë asistime.
Daniel Lekndreaj kontributoi me 13 pikë e dhjetë kërcime. Te Rahoveci u dallua Michael Green me 15 pikë.
Edmond Kryeziu i kishte 11 pikë, ndërsa Igor Chumakov realizoi nëntë pikë e pesë kërcime.