Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi mposht Rahovecin, e bën interesant garën për vendin e gjashtë

Bashkimi i Prizrenit ka fituar ndeshjen e rëndësishme për pozitën e gjashtë dhe të fundit që dërgon në plejofin e Superligës së Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma në Suharekë, Bashkimi si vendas e mposhti Rahovecin me shifrat 78:67.

Shkëputjen e madhe ekipi prizrenas e bëri në periudhën e dytë. Bashkimi mbetet i shtati në tabelë, por tani vetëm një pikë larg Rahovecit të vendit të gjashtë. Pozita e shtatë dërgon në plejaut. Rahoveci i ka 36 pikë pas 25 ndeshjeve, ndërsa Bashkimi i ka 35 pikë. Deri në fund janë edhe tri xhiro.

Terrence Thompson udhëhoqi Bashkimin me 14 pikë e nëntë kërcime. Julien Lewis realizoi 17 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa Alban Veseli ndeshjen e mbylli me 15 pikë e shtatë kërcime.

Te Rahoveci, Fisnik Rugova realizoi 17 pikë e katër kërcime, kurse Musab Mala ndeshjen e mbylli me 18 pikë e katër asistime. Por Rahovecit i mungoi fundori Ivan Koleviq. Është raportuar se Koleviq është larguar nga skuadra, ashtu si kishte bërë te Trepça dhe Prizreni më herët.

Artikuj të ngjashëm