Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi triumfon bindshëm ndaj Rahovecit

Skuadra e Bashkimit ia ka shkaktuar humbjen e radhës Rahovecit në Superligën e Kosovës në basketboll. Në ndeshjen e luajtur të mërkurën në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, Bashkimi ka triumfuar me rezultatin e thellë 87:65.

Për Rahovecin, kjo është humbja e nëntë këtë sezon kurse Bashkimi regjistroi fitoren e gjashtë. Rahoveci mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 13 pikë, katër më pak se Bashkimi.

Amerikanët Avi Toomer dhe Julien Lewis ishin më të dalluarit te Bashkimi në këtë fitore. Toomer pati 24 pikë e nëntë kërcime, ndërsa Lewis shtoi 21 pikë e dhjetë kërcime.

Musab Mala e Milik Yarbough ishin më efikasit te Rahoveci me nga 14 pikë të realizuara secili kurse Fisnik Rugova shtoi 12 sosh, por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen.