Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi thellon krizën e Rahovecit

KB Bashkimi është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën skuadra prizrenase mposhti Rahovecin në “Mizair Isma” me rezultatin 89:82.

Takimi ishte i baraspeshuar dhe u vendos në periudhën e fundit.

Ishte skuadra mysafire që falë lojës së mirë ekipore arriti ta fitojë takimin 89:82.

Më meritori për fitoren e Bashkimit në këtë takim ishte Julien Lewis me 27 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime.

Edhe Drama në “Mizair Isma” i takon Bashkimit Basketboll 4 muaj më parë Drama në “Mizair Isma” i takon Bashkimit

Te Rahoveci i jashtëzakonshëm ishte Eric Davis me 43 pikë e katër kërcime.

Rahoveci ka një fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi dy fitore dhe dy humbje.