Rahoveci ka shënuar fitore të shtunën në palestrën “Mizair Isma”, duke mposhtur Bashkimin me rezultatin 87:68.
Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
“Vreshtarët” fitoren e siguruan vetëm në çerekun e fundit të ndeshjes.
Në 10-minutëshin e fundit vendasit fituan 27:18 për rezultatin 87:68.
Te Rahoveci shkëlqeu Musab Mala që ndeshjen e mbylli me “triple-double” prej 15 pikëve e 14 asistimeve dhe 12 kërcimeve.
U ndihmua edhe nga Milik Yarbough, që shtoi 28 pikë dhe 10 kërcime.
Te Bashkimi u veçua John Florveus me 17 pikë dhe 14 kërcime.
Rahoveci pas 16 ndeshjeve të luajtura renditet në pozitën e gjashtë me 21 pikë.
Bashkimi me 18 ndeshje të luajtura është në vendin e pestë me 26 pikë.