Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Stinori i rregullt i Superligës mbyllet me fitore të thellë të Bashkimit

bashkimi

Ndeshja mes Bashkimit dhe Borës e ka mbyllur stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në basketboll. 

Dhe është mbyllur me fitore të thellë të prizrenasve 96:70. 

Vendësit dominuan duke i fituar të gjithë çerekët, dhe iu gëzuan fitores me 26 pikë dallim. 

Jalen Riley ishte më i miri në fitore me 22 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, ndërsa Shaquan Jules u dallua te Bora me 19 pikë, shtatë kërcime e një asistim. 

Bashkimi përfundon në vendin e dytë me 48 pikë dhe në plejof starton nga gjysmëfinalja, bashkë me Trepçën lidere. 

Edhe Bora mposht Bashkimin, e dërgon gjysmëfinalen në ndeshjen e pestë Basketboll 2 muaj më parë Bora mposht Bashkimin, e dërgon gjysmëfinalen në ndeshjen e pestë

Bora e treta me 42 pikë në çerekfinale të plejofit luan me Prishtinën e vendit të gjashtë. Në çerekfinalen tjetër përballet Golden Eagle Ylli i vendit të katërt me Pejën e vendit të pestë. 

Plejofi nis në vikend.