Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Newcastle pas Eriksenit

Pas Manchester Unitedit e Tottenhamit, edhe Newcastle Unitedi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Christian Eriksen ka njoftuar “Daily Mail” të mërkurëm.

Eriksen në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë, pasi ende nuk ka arritur marrëveshje me Brentfordin për vazhdimin e kontratës, situatë që Newcastle po synon ta shfrytëzojë.

Te Newcastle janë të gatshëm që Eriksenit t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi dhe pritet së shpejti të kontaktojnë me agjentin e tij.

30-vjeçari në fillim të këtij viti iu bashkua Brentfordit si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë për gjashtë muaj pas sulmit kardiak që e pësoi verën e shkuar në “Euro 2020”.

Në pesë paraqitje në Premier League, Eriksen ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.