Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Mayweather konfirmon se do të ketë meç me McGregorin

Boksieri amerikan Floyd Mayweather thotë se “ka 90 për qind shanse” që të rikthehet në ring, që të përballet me Conor McGregorin pasi është i vetmi meç që ka kuptim.

Ish-kampioni i botës në boks ishte pensionuar i pamposhtur në shtatorin e vitit 2015, pas 49 fitoreve, transmeton Koha.net shkrimin e BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ditë më parë irlandezi dhe kampioni në sportet marciale të përziera në UFC, McGregor kishte thënë se ka nënshkruar marrëveshjen për meçin me amerikanin.

“Mendoj se meçi do të ndodhë. Duhet t’iu japim njerëzve atë çfarë duan të shohin. Nuk nxitohemi, por e vetmja luftë që ka kuptim për mua është ajo me McGregorin. Mendoj se kam vetëm edhe një pengesë për ta tejkaluar. Kur ne bëjmë ndonjë lëvizje do të jetë e madhe. Kur Floyd Mayweather lufton atëherë kjo është historike”, ka thënë ai.