Përfaqësueses U21 të Zvicrës në futboll i është shtuar edhe një lojtar shqiptar. Të shtunën, Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar se ftesë nga përfaqësuesja U21 ka pranuar sulmuesi Albin Krasniqi.
20-vjeçari është pjesë e St. Gallenit, ndërsa deri më tani nuk ka ndeshje të luajtura për ekipet përfaqësuese të Zvicrës. Krasniqi është ftuar në vend të Theo Berdayes, që është i lënduar. Krasniqi u ftua për ndeshjen e të martës ndaj Rumanisë.
Krasniqi këtë edicion ka debutuar në Superligën e Zvicrës, ndërsa ka një gol në katër paraqitje.
Artikuj të ngjashëm