Futboll

Krasniqi flet për emocionet e përballjes me Zvicrën

Bledian Krasniqi

SRF - Ka më pak se një vit prej se Bledian Krasniqi ka vendosur të luajë për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Federata kosovare kërkoi shërbimet e Krasniqit kur ai u bë startues i rregullt te Zurichu. Pasi ekipi përfaqësues i Zvicrës, për të cilin luajti në grupmoshata e reja, nuk shfaqi interesim, vendimi ishte i lehtë për të.

“Pas U21 nuk kam pasur më kontakt me ekipin përfaqësues të Zvicrës”, ka thënë Krasniqi.

Fati përcaktoi që Krasniqi të përballet me vendin e tij të lindjes në ndeshjen e parë serioze me Kosovën. Më 5 shtator lojtari nga Zurichu do të përballet me Zvicrën në Basel, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

“Kur shorti përcaktoi që të luajmë me Zvicrën, gëzimi ishte i madh”, thotë 24-vjeçari.

Por emocionet e ndeshjes ende nuk janë në kulm. Zurichu dhe Krasniqi kanë ndeshje me Winterthurin dhe fokusi është te kjo sfidë. Megjithatë emocionet do të jenë të mëdha kur të dy përfaqësueset të mblidhen.

Ndeshja e 5 shtatorit në “St. Jakob-Park” do të jetë me shumë rëndësi për Krasniqin.

“Do të jetë përvojë e jashtëzakonshme”.

Ai asnjëherë nuk ka pranuar më shumë kërkesa për bileta se tani. Madje mesfushori nuk e di nëse do të mund të sigurojë bileta për të gjithë.

Krasniqi debutoi te Kosova në qershor, duke luajtur 20 minuta në miqësoren ndaj Komoreve. Kështu që ai ende nuk e di rolin e saktë në ekip. Kjo do të bëhet e qartë në muajt e ardhshëm.

Mesfushori tashmë kishte kontakt me selektorin Franco Foda. Pas edicionit 2021/2022, gjermani udhëhoqi Zurichun para se të shkarkohej vetëm disa muaj më pas për shkak të startit të dobët. 59-vjeçari është selektor i Kosovës nga viti 2024.

Prej të martës Foda është në gjendje të nominojë edhe Leon Avdullahun. Mesfushori, që u transferua nga Baseli te Hoffenheimi, njëjtë si Krasniqi është zhvilluar te të rinjtë e Zvicrës por tani ka vendosur për Kosovën. Krasniqi mund ta kuptojë vendimin e Avdullahut.

Nuk ka vendim të drejt apo të gabuar për këtë çështje.

“Nuk do të thosha që po i ktheni shpinën Zvicrës. Kur flisni me federatën dhe njerëzit në Kosovë, emocionoheni”.

Kjo ëshë një arsye pse zgjedhni të luani për vendin e prindërve.

Vendi i vogël ende është i pamposhtur ndaj Zvicrës. Tri ndeshjet e kaluara kanë përfunduar baras.

“Shpresoj të vazhdojë të jetë kështu. Duhet të sjellim shumë emocione në ndeshje. Natyrisht, ne do të tentojmë të fitojmë”, ka thënë Krasniqi.