Krahas hendbollisteve, edhe hendbollistët e Prishtinës janë kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në hendboll.
Prishtina në ndeshjen gjysmëfinale të luajtur në palestrën e Istogut, ka triumfuar ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultatin bindës 43:28.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, pjesa e parë ishte më e barabartë pasi përfundoi me epërsinë e ngushtë të Prishtinës (20:19) por dallimin Prishtina e bëri në pjesën e dytë.
Agon Bajqinovci e udhëhoqi Prishtinën drejt këtij triumfi me 12 gola të shënuara kurse Deniz Terziqi shtoi shtatë sosh.
Te Kastrioti, më efikasit ishin Festim Mustafa e Hamdi Salihu me nga tetë gola të shënuar.