Skuadra e Prishtinës në konkurrencën e femrave është finalistja e parë e Kupës së Kosovës në hendboll. Prishtina në duelin gjysmëfinal të luajtur të premten në Istog, ka mposhtur skuadrën e Ferizajt me rezultatin 29:21. Prishtina ishte ekip më i mirë pasi edhe pjesën e parë e mbylli në epërsi 17:13.
Alma Nivokazi dhe Ivana Bojoviq me nga shtatë gola të shënuara për kokë, e udhëhoqën Prishtinën drejt këtij triumfi. Ndërsa, te Ferizaj, më e dalluara ishte Albulena Kelmendi me 11 gola të shënuar.
Artikuj të ngjashëm