Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Blakçori ndahet me Dritën

Pas mesfushorit Hamdi Namani, rrugët me skuadrën e Dritës i ka ndarë edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Ilir Blakçori.

Nëpërmjet një postimi të mërkurën në Facebook, Drita ka njoftuar se më marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me Blakçorin.

Ai ishte pjesë e Dritës prej edicionit 2019/20 dhe regjistroi 132 paraqitje në të gjitha garat, duke arritur ta fitojë edhe titullin e kampionit të Kosovës.

Drita e ka falënderuar Blakçorin për kontributin e dhënë, si dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.