Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Bayerni pas Kulusevskit

Pas Tottenhamit e Arsenalit, edhe skuadra e Bayernit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Dejan Kulusevskit.

Kulusevski pritet të largohet nga Juventusi gjatë janarit dhe ekipi italian po kërkon 40 milionë euro për kartonin e tij. Te Bayerni janë të gatshëm të ofrojnë një dëmshpërblim të tillë, pasi Kulusevskin po e shohin si pasardhës të francezit Kingsley Coman që ka paralajmëruar largimin nga bavarezët.

Kulusevski iu bashkua Juventusit në vitin 2020 por nuk ka bindur me paraqitjet e tij, sidomos këtë sezon.

21-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë në 21 paraqitje deri më tani. Kulusevski ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2025.