Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni hyn në garë për Kulusevskin

Bayern Munichu mund ta transferojë futbollistin e Juventusit, Dejan Kulusevski.

Kështu ka shkruar të enjten në mbrëmje gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”.

Mesfushori i krahut, suedezi Kulusevski, po ashtu është në listën e dëshirave te skuadrat e Premier Leagues, Arsenali dhe Tottenhami.

Megjithatë, Juventusi do ta pranonte largimin e tij nga skuadra vetëm nëse ofrohen 35-40 milionë euro për të.

21-vjeçari ka kontratë me italianët deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm