Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali planifikon ofertë për Kulusevskin

Arsenali po planifikon të bëjë ofertë zyrtare për mesfushorin e Juventusit, Dejan Kulusevskin.

Raportohet se edhe Juventusi është i gatshëm ta shesë 21-vjeçarin nëse merr ofertë prej 35 milionë eurosh.

Futbollisti që veshë edhe fanellën e Suedisë, nuk ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit Max Allegri.

Këtë sezon ka luajtur titulluar në vetëm pesë ndeshje, kurse në total është paraqitur në 19 takime, ku ka shënuar një gol dhe dy asistime.