Sulmuesi i krahut, Dejan Kulusevski do të largohet nga skuadra e Juventusit.
“Tuttosport” ka shkruar të enjten se krerët e Juventusit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Kulusevskin në janar, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Për ta lënë të lirë, Juventusi po kërkon 35 milionë euro për reprezentuesin e Suedisë.
21-vjeçari ka një gol dhe një asistim në 15 ndeshje këtë sezon për Juventusin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.
Ai iu bashkua Juventusit vitin e shkuar nga Parma dhe pritet që karrierën ta vazhdojë në Angli