Interi ka filluar të mendojë për një mbrojtës të ri në krahun e djathtë, pasi mundësitë për të marrë Joao Cancelon edhe për edicionin e ardhshëm janë të vogla.
Sipas “Football Italia”, drejtuesit “zikaltër” e shohin shumë të vështirë transferimin e portugezit gjatë afatit kalimtar, pasi shumë klube janë të interesuara për lojtarin.
Nëse nuk arrihet marrëveshja me Cancelon, dëshira e trajnerit Luciano Spalleti është mbrojtësi i Romës, Bruno Peres.
Gjatë këtij kampionati nën drejtimin e Di Françeskos, braziliani nuk kishte stabilitet pasi shumicën e ndeshjeve përfundoi në bankën rezervë.