Tenisti i njohur serb, Novak Gjokoviq, ka bërë një postim pas ndeshjes Shqipëri – Serbi. Ai ka publikuar disa fotografi nga ndeshja, përkatësisht nga momenti kur Mirlind Daku dhe një lojtar serb ia zgjasin dorën njëri-tjetrit, kur Berat Gjimshiti i ndihmon sulmuesit serb dhe kur Sylvinho shihet bashkë në përqafim me një lojtar serb.
“Respekti dhe ferpleji janë gjithnjë mundësi! Një bravo e madhe për të dy ekipet për sjelljen”, ka shkruar njëri prej tenistëve më të mirë në botë.
Në ndeshje nuk ka pasur incidente mes lojtarëve.

Artikuj të ngjashëm
-
Te Serbia të përgatitur për ndeshje të vështirë me Shqipërinë
-
Selektori serb foli për atmosferë fantastike, mediat serbe me qasje tjetër
-
Këngë nacionaliste për Kosovën në “festën” e Gjokoviqit dhe medalistëve serbë
-
Gjajiqi nuk po mund ta kalojë dhembjen për humbjen nga Shqipëria: Ishte më shumë se ndeshje
-
Sylvinho “tregon” se sa shqiptar ndihet pas fitores ndaj Serbisë