Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të Portugalisë.
Kosova e Turqia janë të vetmet që kanë fituar nga dy medalje të arta. Të artë për Kosovën ishin Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova. Nora Gjakova u rendit e treta kurse Loriana Kuka e Laura Fazliu u renditën të pestat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë plasman, Kosova ka lënë prapa superfuqi të xhudos e të sportit. Krejt kjo falë punës së jashtëzakonshme të Driton Kukës dhe xhudistëve të tij.