Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E ardhmja e McKenniet te Juventusi është në dyshim

Weston McKennie nuk e ka të ardhmen e sigurt te skuadra e Juventusit dhe Tottenhami menjëherë ka shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e tij.

23-vjeçari e gjeti rrugën e golit në dy ndeshjet e fundit në Serie A kundër Sassuolos dhe Hellas Veronës.

Ishte afër që ta shënonte golin e tretë rresht të martën kur qëlloi transversalen në pjesën e dytë në Ligën e Kampionëve kundër Zenitit.

Sipas mediumeve italiane “Tuttosport’ dhe “Calciomercato”, mesfushori është në shitje pavarësisht paraqitjeve të mira në javët e fundit. Juventusi e vlerëson kartonin e tij prej 20 deri në 30 milionë euro.