Hansi Flick pranon se e ka të vështirë ta parashikojë të ardhmen e tij në krye të përfaqësueses së Gjermanisë pa drejtorin sportiv, Oliver Bierhoff, që dha dorëheqje pas eliminimit nga Kupa e Botës.
Gjermani fitoi vetëm katër pikë nga tre ndeshje në Botërorin e Katarit. Flick tha pas aventurës me Gjermaninë në Botëror se nuk do të largohet, megjithatë “Bild” raporton se e ardhmja e Flickut është në dyshim. Edhe vetë Flick e vë në dyshim të ardhmen e tij te Gjermania.
“E kemi të vështirë për momentin të imagjinojmë se si mund të mbyllet boshllëku i krijuar nga largimi i Oliverit, profesionalisht dhe personalisht. Për mua ai ishte kontakti dhe miku im i parë brenda ekipit. Qëllimi ynë i përbashkët ishte projekti ‘Euro 2024’ në Gjermani”, ka thënë Flick.
Mediumet gjermane kanë raportuar se pasardhës i Flickut mund të jetë Thomas Tuchel. Tuchel është i papunë që prej largimit nga Chelsea.