Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala kërkohet nga Bayerni

Bayern Muencheni i është bashkuar listës së skuadrave që po e kërkojnë sulmuesin argjentinas të Juventusit, Paulo Dybala, raporton "Corriere dello Sport”.

Argjentinasi ka pasur probleme me formë këtë stinor, ndërsa nuk e ka pasur as vendin e garantuar në përbërjen startuese, transmeton Koha Ditore.

Kështu që 25-vjeçari mund të vendos për një hap të radhës në karrierë pas përfundimit të këtij stinori. Bayerni është duke e përcjellë Dybalan, që pritet të kushtojë 120 milionë euro.

Pos Bayernit, Dybala është duke u kërkuar edhe nga gjigantët si Real Madridi, Manchester City e Liverpooli.