Borussia Dortmundi ka hyrë në garë për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.
“Corriere dello Sport” ka bërë të ditur të shtunën se klubi gjerman është kandidat serioz për të nënshkruar me argjentinasin.
Dybala po shihet si zëvendësues ideal i Erling Haalandit, që do të shitet gjatë verës.
Drejtuesit e skuadrës gjermane kanë kontaktuar menaxherin e lojtarit dhe i kanë paraqitur ofertën.
Për Dybalan në garë janë edhe Interi, Manchester Unitedi dhe Arsenali.
28-vjeçari do të largohet si futbollist i lirë nga “Zonja e Vjetër”, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Artikuj të ngjashëm