Manchester United është në garë me Atletico Madridin për sulmuesin e Romës, Paulo Dybala. Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë lirimi prej 12 milionë eurosh në kontratën e tij.
Shuma e klauzolës së lirimit të fituesit të Kupës së Botës me Argjentinën vlerësohet i lirë nga Unitedi dhe Atletico.
Sulmuesi 29-vjeçar me Romën ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Pjesë e Romës është prej qershorit të vitit të kaluar.
Sezonin aktual me fanellën e klubit të drejtuar nga Jose Mourinho, Dybala ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.