Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni ofron 80 milionë euro për Dybalan

Skuadra e Bayern Muenchenit i ka bërë ofertë zyrtare Juventusit për shërbimet e sulmuesit Paulo Dybala. "Corriere dello Sport" të mërkurën ka njoftuar se Bayerni ka ofruar 80 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Dybalas gjatë kësaj vere.

Dybala, te Bayerni shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit në edicionin e ardhshëm. 25-vjeçari, në edicionin e fundit ka shënuar dhjetë gola për Juventusin në të gjitha garat dhe nuk ka treguar formë të mirë, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Juventusi, vlerësojnë se Dybala të paktën vlenë 100 milionë euro. Argjentinasi ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022. Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Palermo.