Liridon Mulaj dhe Burim Kukeli kanë asistuar në fitoren e vështirë por shumë të rëndësishme të Kriensit.
Të premten në mbrëmje, Kriensi e fitoi në udhëtim te Lausanne Ouchy 2:1 takimin e xhiros së 32-të në “Challenge League”, që është rangu i dytë i futbollit zviceran.
Mulaj asistoi në minutën e 14-të për Helios Sessolon në golin e avantazhit të parë.
Ndërkohë, Kukeli dy minuta para fundit, pasoi për Patrickun, që vulosi rezultatin final të takimit, 2:1.
Te Kriensi titullar ishin edhe Mirlind Kryeziu, Liridon Berisha e Mark Marleku, ndërsa u inkuadrua edhe Izer Aliu në minutën e 73-të.
Te Lausanne Ouchy titullar ishin Alban Ajdini e Lavdrim Hajrulahu. Mërgim Qarri u inkuadrua në minutën e 58-të, ndërsa në bankën rezervë ishte edhe Mersim Asllani por që nuk pati minuta për të.
Edhe
Qarri asiston në fitoren e Lausanne Ouchyt
Kriensi largohet përkohësisht nga zona e rrezikshme që dërgon një rang më poshtë në futbollin e Zvicrës. Është në vendin e tetë me 34 pikë.
Lausanne Ouchy është në vendin e pestë me 48 pikë.