Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy humbje për volejbollistet kosovare në Evropianin U20

Përfaqësuesja U20 e Kosovës (vajzat) po merr pjesë në Evropianin e volejbollit në rërë që po mbahet në Turqi.

Të enjten Yllka Jashari e Melirona Avdullahu i kanë zhvilluar dy ndeshje në grup. Ato fillimisht pësuan 2:0 në sete nga volejbollistet e Spanjës. Seti i parë përfundoi 21:10, ndërsa i dyti 21:15.

FVK-ja ka shkruar se përkundër humbjes, volejbollistet kosovare kishin paraqitje dinjitoze.

Pasdite, volejbollistet e Kosovës janë mposhtur edhe ekipi i Gjermanisë, po ashtu me 2:0 në sete. 21:13 përfundoi seti i parë, ndërsa 21:11 seti i dytë.

Volejbollistet kosovare të premten e luajnë ndeshjen e fundit në grup, ndaj Estonisë.