Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dukagjini përforcohet me Pllanën

Dukagjini i Klinës është përforcuar me Albion Pllanën të hënën. Klinasit e kanë transferuar mbrojtësin e krahut të djathtë nga skuadra e Trepçës ’89.

Dukagjini është paraqitur për 89-shin në 50 ndeshje dhe ka shënuar tri gola e tri asistime. Pllana ka luajtur edhe për Kosovën U19 dhe U21.

Dukagjini ka kaluar me sukses raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa në raundin e dytë ka punë me Rijekën e Kroacisë.