Futboll

Syla i bashkohet Dukagjinit

Donart Syla

Donart Syla është transferimi më i ri i skuadrës së Dukagjinit. Këtë e ka bërë të ditur të shtunën klubi nga Klina në rrjetet sociale.  Mbrojtësi i talentuar te Dukagjini është transferuar nga 2 Korriku. 

“Me kënaqësi njoftojmë se mbrojtësi i talentuar i krahut të majtë, Donart Syla, i është bashkuar familjes sonë. Ai është bashkuar me ekipin gjatë fazës përgatitore dhe është i gatshëm të japë më të mirën në çdo ndeshje, për të na ndihmuar klubin në arritjen e objektivave. Mirë se erdhe Donart, dhe shumë suksese me fanellën tonë”, ka shkruar Dukagjini. 

Dukagjini ka transferuar edhe disa futbollistë të tjerë si Norik Krasniqi, Kushtrim Gashi, Egzon Lekaj, Artur Shamrov e Meris Maliqi.