Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dueli Krasniqi – Boesel po ngjallë interesim të madh

Vetëm pak kohë pasi janë vendosur në treg biletat, janë shitur 1500 bileta për rimeçin mes Haxhi Krasniqit dhe Dominic Boeselit.
Krasniqi do të përballet me Boeselin më 9 tetor në Magdeburg të Gjermanisë, në duelin që do të jetë i vlefshëm për titullin e botës në versionin IBO në boks profesionist, ndërsa do të jetë edhe eliminator për titull bote në versionin WBA në kategorinë gjysmë të rëndë.

Në duelin e parë mes tyre Krasniqi e nokautoi Boeselin në raundin e tretë në tetor të vitit të kaluar, duke ia rrëmbyer titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA dhe titullin e botës në versionin IBO.

“Dueli i parë kishte fascinuar teleshikuesit por edhe shikuesit në arenë. Është pritur ndoshta që rimeçi të mbahet më shpejt, por kështu e ka boksi. Kemi arritur të finalizojmë çdo gjë për 8 tetor tash. Shpresojmë që deri 5000 tifozë do të jenë në ‘Getec Arena’. Këtë mëngjes kemi shitur 1500 bileta pak pasi është hapur shitja e biletave. Do të jetë ngjarja e vitit në boks”, ka thënë promotori Ulf Steinforth në konferencë të mërkurën.

Krasniqi ishte bërë boksieri i parë shqiptar që fitoi një titull bote në ndonjërën nga katër federatat më të mëdha të boksit profesionist.

“Kam shijuar çdo sekondës të qenit kampion bote që nga fitorja e tetorit të vitit 2020. E kam realizuar ëndrrën time të madhe, asnjëri nuk mund të ma marrë këtë. Ka qenë suksesi im më i madh dhe është vonuar, por kurrë nuk jam dorëzuar dhe kam punuar drejt arritjes së këtij qëllimi. Edhe tash jam shumë i motivuar”, ka thënë Krasniqi.

Boesel në anën tjetër ka thënë se nuk do të përsërisë gabimet nga meçi i parë.

Edhe Krasniqi në formën më të mirë për rimeçin me Boeselin Sport Krasniqi në formën më të mirë për rimeçin me Boeselin

“Duhet të fitojë dhe të bindi. Pas meçit tim të parë isha shumë i zhgënjyer, por e kam analizuar veten. Gabimet që kam bërë më herët dhe në meçin e fundit i kam kuptuar, dhe i kam larguar ato dhe kam punuar shumë me trajnerin tim të ri Georg Bramowski. Ai më sfidonm mua dhe më ka përgatitur edhe për 15 raunde, si fizikisht ashtu edhe mentalisht. Brezi i kampionit është zhvendosur për një vit, por do të kthehet. Fakti është se kam gjetur motivim tjetër dhe jam tjetër tash”, ka thënë Boesel.

Krasniqi në boksin profesionist ka 51 fitore (19 KO) e gjashtë humbje.

Gjermani Boesel ka bilanc prej 31 fitoreve e dy humbjeve.