Shqipëria tashmë ka medalje të artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Të artën e fitoi të hënën mundësi Islam Dudaev. Ai e mposhti mundësin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Fati Vejseli. Në fakt Vejseli u lëndua dhe kështu fitorja në finale të kategorisë deri 74 kilogramë në stil të lirë i takoi Dudaevit të Shqipërisë. Dudaevi ishte duke udhëhequr.
Dudaev është nga Dagestani i Rusisë, por prej vitit 2022 garon për Shqipërinë. Tashmë ka medalje të bronztë olimpike, medalje të artë e të bronztë evropiane dhe medalje të artë e të bronztë mesdhetare.
Për shqiptarin nga Shkupi, Vejseli, medalja e argjendtë është sukses i madh.
Mundësi tjetër i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov, që po ashtu është nga Dagestani, fitoi medalje të argjentë. Ai u mposht në finale të kategorisë deri 65 kilogramë, në stil të lirë. Humbi 4:2 nga Ahmet Duman i Turqisë.
Shqipëria e fitoi të dielën një medalje të bronztë në mundje, në stilin greko-roman. Tani i ka tri medalje në Lojëra Mesdhetare “Taranto 2026”.
Dita e pestë e Lojërave Mesdhetare – shpresohet në suksese
Fundjava ishte dëshpëruese për Kosovën në Lojëra Mesdhetare. Sidomos të dielën, sportistët kosovarë kishin vetëm dështime. ...-
Tri medalje për Shqipërinë, dy medalje shqiptare për Maqedoninë V., asnjë fitore për Kosovën
-
Hajdari e Vejseli fitojnë medalje argjendi për Maqedoninë e Veriut
-
Shqipëria fiton medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare, siguron edhe dy të tjera
-
Kosova parakalon në Ceremoninë Mbyllëse të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”
-
Kuka analizon paraqitjen e xhudistëve në Lojërat Mesdhetare